Një diplomat i lartë amerikan në vizitë në Japoni për zgjidhjen e krizës koreano-veriore Zona e demilitarizuar mes dy Koreve

Një diplomat i lartë amerikan në vizitë në Japoni për zgjidhjen e krizës koreano-veriore

08:14, 22/04/2017
A+ Aa A-

Një diplomat i lartë amerikan i ngarkuar me dosjen koreano-veriore do të takohet në Tokio me homologët e tij japonezë dhe koreano-jugorë për të diskutuar rreth kërcënimit bërthamor nga ana e Phenianit.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi sot se përfaqësuesi i posaçëm për këto çështje, Joseph Yun do të takohet me këtë rast me diplomatët japonezë, Kenji Kanasugi dhe atë të Koresë së Jugut, Kim Hong-kyun.

“Të tre përfaqësuesit parashikojnë të trajtojnë situatën e lëkundur në Korenë e Veriut në kuadër të konsultimeve të rregullta të tre palëve në lidhje me Korenë e Veriut, organizuar për të shkëmbyer pikëpamjet e tyre dhe koordinuar veprimet”, saktësoi Departamenti i Shtetit.

Fuqitë e mëdha po përpiqen të koordinojnë përgjigjen e tyre përballë testit të fundit, i cili rezultoi i pasukseshëm, të dielën dhe perspektivës së një testi të gjashtë bërthamor koreano-verior.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco