Fund tronditës i fushatës presidenciale pas sulmit në Paris

Fund tronditës i fushatës presidenciale pas sulmit në Paris

21:15, 21/04/2017
A+ Aa A-

Sulmi në Champs-Elysees, që i kushtoi jetën dje në mbrëmje një polici, ka rënduar situatën e fushatës presidenciale franceze, tashmë polarizuar në luftën terroriste dy ditë nga turi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Gjatë këtij sulmi, marrë përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik, origjina e disa atentateve që kanë shkaktuar të paktën 238 të vdekur që prej vitit 2015 në Francë, u plagosën dhe dy policë të tjerë dhe një turist gjerman, sipas një burimi policor.

“Një mesazh i shkruar pro-ISIS u gjet pranë trupit të vrasësit, Karim Cheurfi. Një Kuran u gjet gjithashtu në automjetin e përdorur nga francezi 39-vjeçar”, bëri të ditur një burim pranë hetimit.

Që prej të premtes në mëngjes, kandidatët e djathtë dhe të ekstremit të djathtë kërkuan ashpërsimin e luftës kundër terrorizmit, që ata e gjykojnë jo të duhur.

Në një deklaratë me tone marciale, drejtuesja e partisë së Frontit Kombëtar, Marine Le Pen e i kërkoi presidentit socialist, François Hollande duke e cilësuar si të dështuar, një kapërcim të fundit dhe të miratojë menjëherë një përgjigje më globale për sigurinë.

Kandidatja, e cila që prej disa muajsh duket se do të dalë e kualifikuar në turin e parë të zgjedhjeve, ka rritur tonet për sigurinë dhe kundër imigracionit në fazën e fundit të fushatës në përpjekje për të tërhequr sa më shumë zgjedhës të pavendosur.

Me të njëjtin ton, konservatori François Fillon kërkoi të jetë i qartë për një luftë që do të jetë e gjatë dhe dënoi sërish totalitarizmin islamik. Ai numëroi masat e ashpra që do të aplikonte me dorë të hekurt.

E djathta dhe ekstremi i djathtë akuzojnë pushtetin socialist për laksizëm.

Kryeministri, Bernard Cazeneuve i akuzoi për instrumentalizim të sulmit duke kritikuar kryesisht, Marine Le Pen, e cila po kërkon të përhapë frikë dhe emocion për qëllime politike.

Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron u paraqit si garant i mbrojtjes së francezëve duke premtuar një luftë të ashpër kundër terrorizmit dhe duke dënuar gjithashtu premtimet e shumta nga konkurentët e tij.

Sulmi dje në mbrëmje, në bulevardin emblematik parisian ndodhi në momentin kur 11 kandiatët po parakalonin në platformën televizive, takimi i fundit televiziv para votimit të së dielës, me rezultat shumë të pasigurtë.

Le Pen, Fillon dhe Macron anuluan takimet e fundit parashikuar para përfundimit zyrtar të fushatës.

– ‘Efekt i madh zgjedhor? –

Në përfundim të një këshilli të mbrojtjes, kryeministri konfirmoi se asgjë nuk duhet të pengonte tubimet demokratike për zgjedhjet presidenciale.

“Atentati në Paris do të ketë një efekt të madh në zgjedhjet franceze”, theksoi presidenti amerikan, Donald Trump.

Irani nga ana e tij dënoi atentatin duke dënaur politikën e perëndimorëve për lëshimet përballë terroristëve kriminelë në Siri.

Franca, nën regjimin e gjendjes së urgjencës që prej atentateve të 13 nëntorit 2015 (130 të vdekur) po jeton me frikën e sulmeve t tjera.

Sipas autoriteteve, një atentat tjetër u parandalua të martën me arrestimin në Marsejë të dy personave të dyshuar për përgatitjen e një aksioni të dhunshëm.

Sulmi në Champs-Elysees ndodhi pas disa atentateve në Evropë këto javët e fundit. Londra, pesë të vdekur në mars, Shën Petërburg, 15 të vdekur në prill dhe Stokholm, katër të vdekur më 7 prill.

/Nga AFP/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco