Ky është polici i vrarë në Francë

Ky është polici i vrarë në Francë

19:34, 21/04/2017
A+ Aa A-

Polici francez që mbeti i vrarë në sulmin terrorist të së enjtes, është 37-vjeçari Havier Zhugelë, i cili do të festonte për disa ditë ditëlindjen e 38. Ai ishte aktivist i një shoqate LGBT.

Quhej Xavier Jugele, polici francez i vrarë mbrëmjen e së enjtes nga Karim Cheurfi, autori i sulmit terrorist me armë në shëtitoren Shamps Elize. Mes kujtimeve të agjentit, është dhe ai i FLAG, shoqatës LGBT të policisë dhe xhandarmërisë në të cilën bënte pjesë dhe ishte aktivist.

Kishte një partner dhe konsiderohej një person shumë i sjellshëm dhe shumë i impenjuar në shoqatë. Disa nga kolegët e tij kanë vendosur lule në vendin ku Jugelé u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Me 4 maj, ai do të festonte ditëlindjen e 38 dhe do të ndryshonte detyrën nga policia rrugore do kalonte tek ajo gjyqësore. 12 nëntorin e kaluar ishte në “Bataklan” për koncertin me të cilin Sting rihapi sallën e koncerteve pas atentatit terrorist të 2015. “Jami i lumtur që jam këtu. Jemi këtu si dëshmitarë për të mbrojtur vlerat tona civile dhe ky koncert celebron jetën dhe i thotë jo terrorizmit”, ishte shprehur Xavier Jugele në atë kohë.

Ndërkohë, qeveria e Komunës së Parisit do të nderojnë agjentin e vrarë me homazhe javën që vjen. /Abc news.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco