Eksperti: Koreja e Veriut? Jo SHBA-ja mund të shkojë luftë me Kinën

Eksperti: Koreja e Veriut? Jo SHBA-ja mund të shkojë luftë me Kinën

15:35, 21/04/2017
A+ Aa A-

Amerika dhe Kina janë të destinuara për një përballje të përgjakshme për shkak të një fakti shqetësues historik, ka pohuar një ekspert i çështjeve të jashtme.

Trendet historike gjatë 500 viteve të fundit tregojnë se dy superfuqitë kanë më shumë gjasa që të shkojnë në luftë kur një super-fuqi si SHBA-ja rrit fuqinë e saj, shkruan britanikja " Daily Express".

Ky parashikim i kthjellët është bërë nga Graham Allison, drejtor i Qendrës Belfer për Shkencën dhe Çështjet Ndërkombëtare në revistën "Time".

Ai tha se pesë shekujt e kaluar kanë treguar se tensionet ekonomike dhe politike midis "fuqive në rritje dakonisht përfundojnë në luftë.

Eksperti, megjithatë nuk pajtohet me Stephen Bannon, një ndihmës i ngushtë i Donald Trump, i cili pretendoi se Amerika "do të luftojë në Detin e Kinës Jugore në pesë deri në dhjetë vjet dhe se për këtë nuk ka dyshim "

" Lufta nuk është e pashmangshme. Por modeli historik i stresit strukturor midis fuqive në rritje dhe sunduese të njohura e shume faktkundër nesh - tha  Alllsiton - Në 16 raste gjatë 500 viteve të fundit kur një super-fuqi ka rritut pushtetin, lufta ndodhi 12 herë".

Ai aryeto se Trump u duk sikur u tërhoq nga komentet e mëparshme rreth fillimit të sulmeve ushtarake në vendin diktatorial, duke preferuar një qasje diplomatike, por pas testit të fundit të raketa, ka dërguar një armatë të tërë drejt Gadishullit Korean, duke kerkuar ndihmne e Kines. 

“Syri.net” thekson se Koreja ka kërcënuar vazhdimisht SHBA-në me sulme bërthamore, dhe vetëm para disa ditësh shfaqi një video propagandistike, ku gjoja rrafshonte një qytet amerikan.

Ajo ka thënë do të vazhdojë të testojë raketa, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare dhe rritjes së tensioneve ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë një zyrtar i lartë i shtetit komunist për BBC.

 “Ne do të testojmë raketa të tjera në baza javore, mujore dhe vjetore”, ka bërë të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut, Han Song-Ryol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco