26 anëtarët e partisë së Katarit lirohen pasi u morën peng  për dy vjet në Irak

26 anëtarët e partisë së Katarit lirohen pasi u morën peng për dy vjet në Irak

14:08, 21/04/2017
A+ Aa A-

Një grup anëtarësh të Partisë së gjuetarëve të Katarit,  që përfshinin edhe disa nga anëtarët e familjes në pushtet, janë liruar 16 muaj pasi janë rrëmbyer në Irak, shkruan “BBC”.

Ministria e brendshme irakiane  tha se "të 26 pengjet" ishin në Bagdad dhe do t'i dorëzoheshin një të dërguari të Katarit.

Gjuetarët u rrëmbyen nga persona të armatosur në një zonë të shkretë të Irakut pranë kufirit saudit në dhjetor 2015-ës.

Lirimi i tyre besohet të jetë i lidhur me një marrëveshje komplekse në Siri që përfshin evakuimin e katër qyteteve të rrethuara.

Partitë politike Shia që dominojnë qeverinë e Irakut, janë shumë kritike ndaj rolit të Katarit në mbështetjen e rebelëve sunitë në Siri./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco