VIDEO/ Tanket në Teksas alarmojnë amerikanët: Trump po përgatitet për luftë me Korenë e Veriut

VIDEO/ Tanket në Teksas alarmojnë amerikanët: Trump po përgatitet për luftë me Korenë e Veriut

12:47, 21/04/2017
A+ Aa A-

Një tren i mbushur me tanke dhe pajisje ushtarake është parë duke u zhvendosur  në distanca të mëdha në Amerikë duke përhapur thashethemet Presidenti Trump po përgatitet për një ndërhyrje tokësore në Korenë e Veriut.

Një shofer ka  filmuar një tren që mbante dhjetëra tanke dhe automjete dhe e ka hedhur  videon në rrjetet socilae, duke shkaktuar thashethemet se Trump po përgatitet për luftë, raporton “Daily Star”

Por nuk  kanë qënë të pakte ata që kanë sugjeruar se videoja thjesht tregon lëvizjen e rregullt të tankeve në zonë.

Video u filmua në Houston, Teksas, ku ndodhet një bazë e madhe e ushtrisë amerikane, shkruan “Syri.net”.

Trump u duk sikur u tërhoq nga komentet e mëparshme rreth fillimit të sulmeve ushtarake në vendin diktatorial, duke preferuar një qasje diplomatike, por pas testit të fundit të raketa, ka dërguar një armatë të tërë drejt Gadishullit Korean.

“Syri.net” thekson se Koreja ka kërcënuar vazhdimisht SHBA-në me sulme bërthamore, dhe vetëm para disa ditësh shfaqi një video propagandistike, ku gjoja rrafshonte një qytet amerikan.

Ajo ka thënë do të vazhdojë të testojë raketa, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare dhe rritjes së tensioneve ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë një zyrtar i lartë i shtetit komunist për BBC.

 “Ne do të testojmë raketa të tjera në baza javore, mujore dhe vjetore”, ka bërë të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut, Han Song-Ryol.

Ai ka thënë se një “luftë totale” do të shpërthente vetëm nëse SHBA’ja do të ndërmerrte ndonjë veprim ushtarak./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco