Një 18-vjeçar sulmon zyrat e Shërbimit të Sigurisë në Rusi, 2 të vdekur

Një 18-vjeçar sulmon zyrat e Shërbimit të Sigurisë në Rusi, 2 të vdekur

12:26, 21/04/2017
A+ Aa A-

Një sulmues i armatosur hapi zjarrr në një nga zyrat e Shërbimit të Sigurisë Federale ruse (FSB) në qytetin e largët lindor të Habarovskit, duke vrarë një oficer dhe një vizitor. 

Të shtënat ndodhën këtë të premte në një dhomë pritjeje të zyrës së FSB-së në Khabarovsk, shkruan “RT”.

Sulmuesi hapi zjarr jashtë kontrollit të sigurisë, duke vrarë një oficer të FSB-së dhe një nga vizitorët, që raportohet se është shtetas i një prej ish-vendeve te Bashkimit Sovjetik. 

Sulmuesi u vra nga rojet e sigurisë.

Ai u identifikua më vonë si një 18-vjeçar që jetonte në rajonin e Khabarovskit, dhe pretendonte se kishte lidhje me një grup neo-nazist. /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco