Kryeministri suedez kërcënon Putin: Do ta paguash shtrenjtë nëse...

Kryeministri suedez kërcënon Putin: Do ta paguash shtrenjtë nëse...

11:28, 21/04/2017
A+ Aa A-

Kryeministri suedez,Stefan Löfven ka paralajmëruar sërisht  Presidentin rus Vladimir Putin duke thënë se Rusia do të paguante shtrenjtë nëse sulmon NATO-n.

Lideri socialdemokrat vizitoi ishullin suedez të Gotlandit këtë javë për të inspektuar forcat ushtarake të vendit, të cilat u vendosën në shtator të vitit të kaluar. shkruan gazeta britanike “Express.co”

Komandanti i ushtrisë suedeze urdhëroi qindra ushtarë dhe tanke të rrethojnë ishullin jugor jashtë bregut suedez pas njoftimit se Rusia ka bërë një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare,

"Ne duam të dërgojmë një sinjal për këdo që mendon mund të sulmojë territoret tona: Kjo do të jetë një çështje e dhimbshme. Ne jemi të vendosur të mbrojmë territorin suedez, që përfshin mbrojtjen e ishullit të Gotlandit. Kjo është arsyeja pse ne po forcojmë aftësitë tona të mbrojtjes”, tha Löfven/SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco