Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Grabitje apo akt terrorist? Shpërthime masive në Belgjikë, tre persona me kallashnikovë në rrugë

Grabitje apo akt terrorist? Shpërthime masive në Belgjikë, tre persona me kallashnikovë në rrugë

12:16, 22/10/2016
A+ Aa A-

Dy shpërthime masive kanë ndodhur në një qendër tregtare në qytetin belg, Chatelineau në provincën Hainaut.

Mediat lokale raportojnë se janë parë edhe tre persona me kallashnikovë, të cilat kanë hyrë në qendër pas shpërthimeve.

Mediat raportojnë se qendra “Cora Mall Shopping” është evakuuar. Nga të dhënat e fundit të policisë belge, bëhet fjalë për një grabitje e jo një akt terrorist.

Siç shkruan RTBF.be, personat e armatosur kanë hyrë në një argjendari dhe e kanë grabitur atë. Shpërthimet kanë ndodhur për shkak të hapjes së sendeve të blinduara ndërsa grabitësit kanë qëlluar me armë për të larguar njerëzit.

Ata më pas janë lagur me shpejtësi me makinë, ndërsa policia i është vënë pas. Janë evakuuar edhe lokalet afër. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco