Ministrja norvegjeze: Emigrantë përshtatuni, ne pimë alkool dhe zhvishemi

Ministrja norvegjeze: Emigrantë përshtatuni, ne pimë alkool dhe zhvishemi

23:17, 21/10/2016
A+ Aa A-

Ministrja e Integrimit dhe Emigracionit në Norvegji ka shkaktuar një “furtunë” reagimesh me deklaratën e saj të fundit drejtuar emigrantëve të rinj në vend. Sylvi Listhaug, e cila vjen nga Partia e Progresit, është shprehur se të ardhurit duhet të përshtaten me mënyrën e jetesës së norvegjezëve, të cilët hanë mish derri dhe pinë alkool. Pas reagimeve të shumta, ajo është shprehur se kjo ishte një mënyrë për t’i ndihmuar emigrantët të integrohen.

“Mendoj se ata që vijnë në Norvegji duhet të përshtaten me shoqërinë tonë. Ne këtu hamë mish derri, pimë alkool dhe dalim me fytyrë zbuluar. Ju duhet të përshtateni me vlerat, ligjet dhe rregullat që ne kemi në Norvegji”, thuhet në një postim të politikanes së krahut të djathtë. Në pak kohë, postimi ka marrë 19 000 pëlqime dhe 4500 shpërndarje.

E pyetur në një emision në lidhje me këtë qëndrim, ministrja 38- vjeçare tha se emigrantët duhet të gjejnë mënyrën të adaptohen me shoqërinë norvegjeze dhe të mos bëhen kosto për të. “Nuk është detyra e shoqërisë tonë të përshtatemi me ta. Ka shumë rëndësi që ata të kuptojnë kriteret e pranimit. Thelbi është mësimi i gjuhës dhe gjetja e një pune që të mund të mbajnë veten”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco