Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Tjetër sulm masiv kibernetik, rrezikohet interneti në të gjithë botën

Tjetër sulm masiv kibernetik, rrezikohet interneti në të gjithë botën

22:47, 21/10/2016
A+ Aa A-

Interneti në të gjithë botën është përballur gjatë ditës së sotme me sulme të fuqishme kibernetike, duke rrezikur internetin në të gjithë botën.

Ndërkohë, “DYN”, kompania që menaxhon performancën e internetit, ka paralajmëruar konsumatorët e vet se po përballen për herë të tretë ditën e sotme po përballen me sulme kibernetike.

Shumë përdorues të internetit, sidomos në SHBA, kanë hasur vështirësi në aksesimin e faqeve online. Media të njohura amerikane kanë qenë në kaos, ndërsa nga rrjetet sociale “Twitter-i” ka qenë më i prekur, duke mos funksionuar pjesën më të madhe të kohës.

“Inxhinierët tanë po punojnë për të zgjidhur këtë çështje”, njoftoi zyrtarisht DYN.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA thotë se është duke hetuar për të zbuluar kush fshihet pas këtij sulmi masiv kibernetik. Shtëpia e Bardhë e quajti “akt kriminal” këtë sulm në internet./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco