'Nëndetëset ruse mund të paralizojnë luftanijet tona!' Gjeneralët e NATO-s ngrenë alarmin

'Nëndetëset ruse mund të paralizojnë luftanijet tona!' Gjeneralët e NATO-s ngrenë alarmin

14:23, 30/03/2017
A+ Aa A-

Forcat ushtarake detare ruse mund të paralizojnë në çdo moment lëvizjen e lirë të trupave detare të NATO-s. Alarmi vjen nga ekspertët ushtarakë britanikë, sipas të cilëve Moska ka gati një plan që mund të paralizojë menjëherë lëvizjet ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike, në çdo moment kur ato mund të konsiderohen si kërcënim. 

Dyshimet hidhen në një raport të përpiluar nga dy ish-komandantë të NATO-s admirali Xhejms Stavridhis dhe gjenerali Filip Bridlov, pjesë e institutit të Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore, që merret me analiza për çështjet e mbrojtjes në Britaninë e Madhe. 
Sipas raportit, Rusia mund përdorë në çdo moment gjeneratën e re të nëndetseve me raketa me rreze të gjatë veprimi, që janë vënë në përdorim kohët e fundit me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

Në rrezik janë veçanërisht kabllot transoqeanikë që përçojnë të dhëna tregtare dhe ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës, platformat me rëndësi strategjike të nxjerrjes së naftës nga zonat naftëmbajtëse detare, etj. Përmes nëndetëseve të sofistikuara mund të goditen në çdo moment edhe anijet ushtarake të NATO-s kudo ndodhen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco