Vajza e Hillary dhe Bill Clinton do kandidojë për presidente? Përgjigjet Chelsesa Clinton

Vajza e Hillary dhe Bill Clinton do kandidojë për presidente? Përgjigjet Chelsesa Clinton

14:07, 30/03/2017
A+ Aa A-

Pas disfatës politike të nënës së saj zgjedhjet presidenciale në 2016-ës, u përhapën gjithnjë e më shumë sugjerimet se Chelsea Clinton mund të fillojë një karrierë politike dhe se me shumë mundësi do të kandidojë për tu bërë Presidentja e Parë femër e Amerikës.

Mediat amerikane cituan “burime të sigurta” se vajza 36-vjeçare e Hillary Clinton dhe ish-presidentit Bill Clinton,  është duke kurdisur plane për të marrë vendin e Nju Jorkut në Kongres, të mbajtur nga republikania Nita Lowey dhe më pas të shpallë kandidaturën.

Pas gjithë këtyre spekullimeve, Chelsea doli publikisht dhe hodhi poshtë raportet e mediave shkruan “The Interantional Buisiness Times” .

 "Unë nuk jam duke u përgatitur për të kandiduar  për poste publike-tha ish-vajza  e parë-  "Jam vërtetë e habitur nga raportet se do të konkurroj  për vendet bosh në Kongres, Senat, Këshill Bashkiak, apo si presidente, E gjitha kjo me duket  histerike”, sqaroi ajo /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco