Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rezolutë mbi Ballkanin Perëndimor, PPE-ja mblidhet në Maltë

Rezolutë mbi Ballkanin Perëndimor, PPE-ja mblidhet në Maltë

12:24, 30/03/2017
A+ Aa A-

Partitë Popullore Evropiane, në kongresin që nisi të mërkurën në Maltë, do të miratojë një rezolutë mbi Ballkanin Perëndimor, e cila thekson se e ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Evropian. Rezoluta do të diskutohet dhe miratohet gjatë kongresit plenar dy ditor.

Dokumenti thekson se perspektiva për inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e këtij rajoni në BE marrin mbështetje të plotë nga PPE-ja. “Proçesi eurointegrues ka qenë mjeti më i suksesshëm dhe më i fuqishëm i Bashkimit Evropian për konsolidimin e normave dhe parimeve demokratike, për vendosjen e ekonomisë funksionale dhe arritjen e paqes dhe stabilitetit”, thotë projektrezoluta.

PPE u bën thirrje të gjithë anëtarëve të institucioneve në BE të përqendrohen më shumë në Ballkanin Perëndimor dhe të hedhin hapa konkrete, ndërsa vendeve të Ballkanit Perëndimor u bën thirrje të mos e humbin motivimin dhe angazhimet që nevojiten për procesin integrues evropian. Rajonit i bëhet thirrje të vazhdojë me reformat, duke pasur parasysh perspektivën e qartë evropiane dhe mbështetjen e fuqishme të PPE-së. Dokumenti kërkon përmbajtje nga provokimet etnike në rajon, duke dënuar çdo sjellje provokuese dhe agresive, e cila paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin./rtsh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco