Qeni shqyen për vdekje pronarin e vet kur po filmohej nga BBC

Qeni shqyen për vdekje pronarin e vet kur po filmohej nga BBC

11:38, 29/03/2017
A+ Aa A-

Një burrë u shqye për vdekje pasi u sulmua nga qeni i tij ndërkohë që ishte duke u intervistuar për një dokumentar të BBC, njofton Standart.co.uk, citon Syri.net.

41-vjeçari u dërgua me nxitim në spital pas sulmit në shtëpinë e tij në Normal Close, Wood Green, pak pas orës 10:30 të pasdites së të hënës që shkoi, por u deklarua i vdekur po atë natë, pas orës 12:30, të martën, më 21 mars,

Qeni u vu nën masa sigurie nga Policia, që e konfiskoi, njoftoi “Scotland Yard”.

Policia shtoi se vdekja e këtij burri nuk u trajtua si e dyshimtë.

Qentë e racës Staffordshire bull Terrier nuk janë të ndaluar në Britaninë e Madhe; ata janë mjaft popullorë tek britanikët./Syri.net  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco