Tërmet i fuqishëm në Rusi, ngrihet alarm për cunami në brigjet lindore

Tërmet i fuqishëm në Rusi, ngrihet alarm për cunami në brigjet lindore

09:00, 29/03/2017
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballësh ka goditur brigjet lindore të Rusisë, në Gadishullin Kamchatka.Qendrat e monitorimit kanë paralajmëruar agjensitë ruse të lajmeve për mundësinë e një cunami, sipas ‘RT’.

Tërmeti goditi rajonin në një thellësi prej 28 kilometrash, vetëm pak larg nga brigjet e Detit të Beringut. Fillimisht, magnituda e tërmetit ishte regjistruar si 7.0 ballë.

Qendrat paralajmëruese për cunamet ne Shtetet e Bashkuara "nuk janë duke ngritur alarmin për ndonjë rrezik në territoret e SHBA-së, por vetem ato ruse”, shkruan “The Independent”,

Qyteti më i madh në këtë zonë është Petropavlovsk-Kamchatsky, me një popullsi prej 187,000 banorësh./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco