Gjermania do ta çojë Britaninë në Hagë nëse nuk paguan 50 miliardë dollarë për 'Brexit'

Gjermania do ta çojë Britaninë në Hagë nëse nuk paguan 50 miliardë dollarë për 'Brexit'

13:54, 28/03/2017
A+ Aa A-

Gjermania ka paralajmëruar se do ta cojë Britaninë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse ajo refuzon të paguajë  'faturën’ 50 miliardë dollarëshe të Brexit-it, shkruan “The Independent”.

Kërcënimi për nisjen e betejë ligjore në Hagë u zbulua në një dokument zyrtar,  të përgatitur për Ëolfgang Schäuble, ministrin gjerman të financave.

Departamenti  i zotit Schäuble është i bindur se Britania është "jo vetëm politikisht, por edhe ligjërisht, e detyruar të paguajë borxhet e saj", raportoi “The Times”.

Brexiti do të ketë marrë fund ndoshta në vitin 2019, por buxheti në vazhdim i BE përfshin periudhën deri në 2020 - dhe Britania e Madhe e ka miratuar dikur atë, duke qenë e detyruar që të paguajë.

 Dhe pastaj janë edhe nëpunësit civilë britanikë, të cilët punojnë në vende pune të Bashkimit Evropian. Detyrimet për të paguar pensionin e tyre janë në kurrizin e Londrës./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Axi29/03/2017 17:41

Do ja rruj krejt.

Shto koment

Denonco