Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Tronditet Evropa: Inteligjenca turke ka spiunuar qindra njerëz në Gjermani

Tronditet Evropa: Inteligjenca turke ka spiunuar qindra njerëz në Gjermani

13:20, 28/03/2017
A+ Aa A-

Shërbimi i inteligjencës turke “MIT” ka qenë duke spiunuar qindra njerëz në Gjermani, nën dyshimet se ishin pjesë e një lëvizjeje anti-Erdogan, shkruan “BBC”.

Raportet e spiunazhit u shfaqën pas kreu i MIT-it i dorëzoi një listë shefit të inteligjencës së jashtme gjermane, Bruno Kahl, sipas mediave gjermane.

Zyrtarët turk me sa duket nuk kishin qënë spiunuar jo vetëm adresat dhe numrat e telefonave, por zotëronin edhe foto.
Zbulimet e fundit, të “Sueddeutsche Zeitung” dhe disa transmetuesve publik, shkaktuan një përgjigje të zemëruar nga zyrtarët gjermanë.

"Jashtë Turqisë askush nuk beson se lëvizja Gulen ishte prapa tentativës për grusht shteti," tha shefi i spiunazhit gjerman Hans-Georg Maassen.

Të dyja vendet janë tashmë të përfshirë në trazira mbi disa mitingje për një referendum i cili pritet t’i japi Erdoganin edhe më shumë pushtet./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco