VIDEO/ Cikloni ‘përbindësh’ rrëzon çatitë dhe pemët, evakuime masive në Australi

VIDEO/ Cikloni ‘përbindësh’ rrëzon çatitë dhe pemët, evakuime masive në Australi

12:16, 28/03/2017
A+ Aa A-

Mijëra njerëz janë evakuuar ndërkohë që një ciklon monstruoz ka goditur brigjet e Australisë, me erëra mbi 260 kilometra në orë, duke shkatërruar çatitë dhe çrrënjosur pemët.

Cikloni “Debbie” ka goditur bregdetit e Queensland, duke filluar nga Ishujt Ëhitsunday me fillimisht me 185 kilometra në orë por fuqia e tij është rritur ndjeshëm brenda disa orësh.

Stuhia e kategorisë së katër ka lënë tashmë më shumë se 30.000 njerëz pa energji elektrike në Airlie Beach, Proserpine, Boëen, Mackay dhe Cannonvale, raporton “RT”.

Autoritetet thanë se kjo është një stuhi më e keqe se sa cikloni ‘Yasi’ në vitin 2011.

Kryeministri Malcolm Turnbull u bëri thirrje banorëve që të "largohet nga shtëpia menjëherë", duke shtuar se njerëzit duhet të kërkojnë strehim "në tokë të lartë"./SYRI.net/ 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco