300 civilë të vrarë dhe qindra të plagosur brenda muajit në Mosul, shefi i OKB-së i alarmuar

300 civilë të vrarë dhe qindra të plagosur brenda muajit në Mosul, shefi i OKB-së i alarmuar

11:38, 28/03/2017
A+ Aa A-

Shefi i të Drejtave të Njeriut të OKB-së , Zeid Rad al-Hussein e ka dënuar "vrasjet masive të civilëve në Mosulin perëndimore", ku të paktën 307 persona janë vrarë dhe 273 janë plagosur brenda muajit.

Kjo deklaratë erdhi  vjen vetëm një ditë pasi Uashingtoni ka konfirmuar se nuk do të ndryshojë rregullat e angazhimit në luftën kundër Shtetit Islamik, ndërkohë që forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara po përballen me akuzat për vrasjen e dhjetëra civilëve në një sulm ajror në Mosul.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara nuk kanë konfirmuar se ka pasur viktima civile, por kanë hapur hetimet, shkruan "RT".

Koalicioni i udhehequr nga Shtetet e Bashkuara po ndihmon nga ajri forcat e qeverisë së Irakut, që po zhvillojnë luftime për marrjen e kontrollit të Mosulit, i cli është pushtuar në vitin 2014 nga militantët e Shtetit Islamik./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni28/03/2017 23:43

Sa her qe amerika masakron civile gjith mediat dhe jurnalistet behen si pula te lagura,kurse me ndodh nje gje e till qe si shkaktare te jen Muslimanet apo rusia atehere ju bie te gjitheve ne mendje se cfar dmth kan te drejtat e njerezve !?

Shto koment

Denonco