Banka gjigante ruse tërhiqet përfundimisht nga Ukraina

Banka gjigante ruse tërhiqet përfundimisht nga Ukraina

11:15, 28/03/2017
A+ Aa A-

Banka kryesore e Rusisë, “Sberbank”, njoftoi sot shitjen e filialit të saj në Ukrainë, funksionimi i së ciliës ishte vështirësuar për shkak të sanksioneve nga autoritetet dhe bllokimit të aktiviteteve të saj për shkak të krizës mes Moskës dhe Kievit.

Gjiganti bankar i kontrolluar nga shteti rus njofton në një komunikatë se ka nënshkruar një marrëveshje për shtijën me një konsorcium investitorësh përfshirë bankën letoneze “Norvik Banka” dhe një kompani private bjelloruse që nuk saktësohet.

Transaksioni do të mbyllet në gjashtëmujorin e parë pasi të merret miratimi nga autoritetet përkatëse. Shuma që pritet për kryerjen e këtij transaksioni ende nuk është publikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco