Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Garë e re bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë? Sistemi anti-raketor 'ndez' tensionet

Garë e re bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë? Sistemi anti-raketor 'ndez' tensionet

11:03, 28/03/2017
A+ Aa A-

 Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se vendosja e një sistemi anti-raketor amerikan në gadishullin korean ndez një garë të re armësh bërthamore, shkruan “The Independent”.

Agjencia e lajmeve “RIA” citoi gjithashtu ministrinë ruse që paralajmëronte se vendosja është projektuar për të sfiduar Rusinë dhe Kinën.

Deklarata thoshte se sipas Rusisë deri në vitin 2020, SHBA-ja do të ketë  më shumë se 1.000 raketa në dispozicionin e saj, të cilat do të jenë një kërcënim për kapacitetin bërthamor rus.

"Prania e sistemit global ABM ul pragun për përdorimin e armëve bërthamore, sepse i jep SHBA-së iluzionin e mosndëshkimit për përdorimin e armëve strategjike ofensive" tha Viktor Poznikhir, nënkryetari i shtabit të përgjithshëm rus

Ai tha se SHBA po zhvendos  sistemin anti—raketor nën pretekstin e përballjes me një kërcënim të perceptuar nga Koreja e Veriut dhe Irani, duke injoruar shqetësimet e Rusisë./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni28/03/2017 19:53

Epo kshu eshte kur nje shtet si amerika ja vendos krejt epitet e mira vetvetes e krejt epitet negative Botes. Krejt kush e kundershton mendimin e saj,esht terrorist ose diktator ? Kjo eshte demokrati amerikane,se nga ajo fjala greke,demo-krati ska asgje te perbashket.

Shto koment

Denonco