AI: SHBA-ja duhet të bëjë të pamundurën për të shpëtuar banorët e Mosulit

AI: SHBA-ja duhet të bëjë të pamundurën për të shpëtuar banorët e Mosulit

10:18, 28/03/2017
A+ Aa A-

Organizata Amnesty International (AI) ka kërkuar nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara , i cili po lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në qytetin irakian, Mosul, që t’i parandaloj viktimat civile.

Ky raport i kësaj organizate u publikua dje, pasi zyrtarët amerikanë kanë pranuar se forcat e koalicionit kishin dorë në sulmin ajror në Mosul, më 17 mars, nga i cili, sipas Amnesty International, u vranë 150 civilë.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara nuk kanë konfirmuar se ka pasur viktima civile, por i kanë hapur hetimet.

Në raportin e Amnesty International theksohet se dëshmia e mbledhur në terren në Mosul “tregon për një model alarmues të sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nga të cilat janë shkatërruar shumë shtëpi me familjet e tëra brenda”.

Në raport, po ashtu, shkruan se çfarëdo dështimi për ndërmarrjen e masave për evitimin e viktimave civile do të jetë “shkelje flagrante e së drejtës humanitare ndërkombëtare”.

Koalicioni i udhhequr nga Shtetet e Bashkuara po i ndihmon nga ajri forcat e qeverisë së Irakut, që po zhvillojnë luftime për marrjen e kontrollit të Mosulit, që prej vitit 2014 është i okupuar nga militantët e Shtetit Islamik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco