Monedha ‘gjigante’ e arit grabitet në mënyrë spektakolare nga muzeu i Berlinit

Monedha ‘gjigante’ e arit grabitet në mënyrë spektakolare nga muzeu i Berlinit

10:00, 28/03/2017
A+ Aa A-

Një monedhë ‘gjigante’ ari që peshonte 100 kilogramë, është vjedhur në mënyrë spektakolare nga Muzeu “Bode” në Berlin, ditën e djeshme.

Zëdhënësi i policisë, Stefen Petersen tha se besohet që grabitësit kanë hyrë nga dritarja rreth orës 3.30 të mëngjesit dhe kanë marrë monedhën që është pjesë e Librit “Guinness” të rekordeve botërore.

 Monedha e artë është 3 centimetra e trashë dhe vlen një milion dollarë, ndërsa sasia e arit arrin vlerën e 4,5 milionë dollarëve, shkruan “RT”

 Muzeu ka bërë të ditur se monedha e artë ishte e regjistruar në librin e rekordeve botërore për shkak të pastërtisë së arit (999,99/1000).

Në monedhë paraqitet portreti i mbretëreshës britanike Elizabeta II./SYRI.net/ 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco