'Njeriu ujk' vrasësi më i rrezikshëm në histori? Polici rus pranon se vrarë edhe 60 persona të tjerë

'Njeriu ujk' vrasësi më i rrezikshëm në histori? Polici rus pranon se vrarë edhe 60 persona të tjerë

09:41, 28/03/2017
A+ Aa A-

Një ish-polic rus, i njohur si "Njeriu ujk", i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22 femrave, është ngarkuar edhe me 60 vrasje të tjera shtesë. Mikhail Popkov, duket se është vrasësi më i rrezikshëm serial në Rusi,  shkruan “RT”.

"Ne kemi zbuluar motivet e vërteta të veprimeve Popkov, dhe rrethanat në të cilat ai u bë një vrasës serial,"tha një deklaratë nga Komiteti Hetues i Rajonit Irkutsk , e cila pohoi se policia kishte "prova të pakundërshtueshme ".

Hetuesit thonë se kanë intervistuar 900 dëshmitarë, kanë kryer 200 eksperimente mjekësore  ligjore, dhe kanë zhvarrosur 20 trupa, shkruan “Syri.net”

Testimi i zgjeruar psikiatrik në Moskë tregoi se Popkov nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore, dhe ishte "plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij.

Vdekjet e femrave mes moshave 16 dhe 40 vjec  " me status social rrënjësisht të ndryshëm” kanë ndodhur mes viteve 1992 dhe 2007, dhe u zbuluan si rezultat i "vendosjes së komunikimit psikologjik" me vrasësin, i cili pranoi aktet makabre. /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco