Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Flet për herë të parë gruaja e terroristit të Londrës: Jam e tronditur!

Flet për herë të parë gruaja e terroristit të Londrës: Jam e tronditur!

09:21, 28/03/2017
A+ Aa A-

Gruaja e sulmuesit të Londrës ka folur për herë të parë publikisht duke thënë se është shumë "e trishtuar dhe e tronditur" nga sulmi terrorist, shkruan “The Independent”.

Rohey Hydara tha se "dënon ashpër" veprimet e Khalid Masood , terroristit që shtypi me makinë dhjetëra persona dhe u nis me thikë drejt parlamentit britanik, ku vrau një polic.

Gruaja e tij ka reaguar pasi nëna e Masood, Janet Ajao, tha se kishte "derdhur shumë lot" për viktimat që la djali i saj ".

“Unë jam shumë e trishtuar dhe tronditur nga ajo që ka bërë Khalid... i dënoj ashpër veprimet e tij”,  ka thënë e shoqja e sulmuesit, në një deklaratë të lëshuar nëpërmjet Policisë Metropolitane.

"Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave që kanë vdekur, dhe u uroj një shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve - shtoi ajo.- Unë do të doja privatësi për familjen tonë, veçanërisht për fëmijëve, në këtë kohë të vështirë."/SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco