Protesta masive pasi zbuloi korrupsion e qeverisë, opozitari rus para gjykatës

Protesta masive pasi zbuloi korrupsion e qeverisë, opozitari rus para gjykatës

11:45, 27/03/2017
A+ Aa A-

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, është dërguar në një gjykatë në Moskë, një ditë pasi është arrestuar nga policia.

Dhjetëra persona janë arrestuar anembanë Rusisë të dielën, në mesin e disa protesta masive, pasi opozita u kërkoi njerëzve  të dalin në rrugë për të demonstruar kundër korrupsionit dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev.

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny njoftoi në faqen e tij në Facebook se më shumë se 80 qytete në të gjithë Rusinë do të mbajnë protesta të dielën dhe se autoritetet nuk kishin sanksionuar shumicën e tubimeve.

Ai publikoi rezultatet e hetimeve, të cilat sipas tij  zbulojnë një skemë korrupsioni të kryeministrin rus (dhe ish-president) Dmitry Medvedev, aleati kryesor i Putin.

Por tani Navalny pritet të akuzohet për organizimin e tubimeve të paautorizuara dhe   mund të dënohet me 15 ditë burgim, shkruan “Reuters”

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar arrestimin e protestuesve dhe kanë bërë thirrje për lirim të menjëhershëm

Të dielën, mijëra njerëz protestuan duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, nën dyshimet për korrupsion.

Shumica e marshimeve u organizuan pa leje zyrtare./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco