Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Privatizimi i pensioneve, 2 milionë protestues ‘ngrenë në këmbë’ Kilin

FOTO/ Privatizimi i pensioneve, 2 milionë protestues ‘ngrenë në këmbë’ Kilin

08:59, 27/03/2017
A+ Aa A-

Miliona njerëz kanë marrë pjesë në demonstratat kundër sistemin të privatizimit të pensioneve në Kili.

Demonstruesit i bënë thirrje qeverisë socialiste të  Michelle Bachelet të heqë sistemin, i cili menaxhohet nga fonde private.

Kritikët thonë se ai është ndërtuar thjesht për të përfituar të pasurit, por lë shtresat e varfra me një pension nën pagën minimale.

Sistemi u prezantua në vitin 1981 nën sundimin e gjeneralit Augusto Pinochet, raporton “BBC”.

Organizatorët e protestës thanë se më shumë se 2 milion njerëz i ishin bashkuar marshimeve në shumicën e qyteteve kiliane, dhe se gati 800,000 persona morën pjesë vetëm në Santiago./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco