Zgjedhjet në Bullgari: Partia e ish-kryeministrit Borisov në avantazh

Zgjedhjet në Bullgari: Partia e ish-kryeministrit Borisov në avantazh

08:45, 27/03/2017
A+ Aa A-

Rezultatet paraprake tregojnë se partia pro-Bashkimit Evropian e ish-kryeministrit Boyko Borisov ka fituar zgjedhjet parlamentarenë Bullgari, ndërkohë që socialistët pro-rusë kanë pranuar humbjen.

Me 90 përqind të votave të numëruara, mëngjesin e sotëm, Partia GERB e Borisovit ka 32.58 përqind të votave, ndërsa Partia Socialiste 26.8 përqind.

Rezultatet përfundimtare priten më 30 mars, raporton "BBC".

Borisov mund të marrë mandatin për të formuar kabinetin e tij të tretë, por paraprakisht duhet të formojë koalicion me disa parti të vogla.

Zgjedhjet e së dielës janë vëzhguar nga afër, nga frika se çfarë drejtimi do të marrë Bullgaria, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco