Cikloni i fuqishëm alarmon Australinë: 3.500 banorë të evakuuar

Cikloni i fuqishëm alarmon Australinë: 3.500 banorë të evakuuar

08:40, 27/03/2017
A+ Aa A-

Më shumë se 3.500 banorë australianë janë evakuuar pasi një ciklon me erëra deri në 240 kilometra në orë iu afrua bregdetit të Queensland.

Cikloni “Debbie” pritet të intensifikohet dhe fuqizohet duke u bëri ciklon i  kategorisë se katër para të martës, shkruan “BBC”.

Megjithatë, disa banorë kanë refuzuar të largohen, pavarësisht paralajmërimeve .

Kryeministria e Queensland,  Annastacia Palaszczuk , tha se stuhia dhe fuqia e saj shkatërruese mund të krahasohen me Ciklonin “Yasi” në vitin 2011.

" Nuk ka zgjidhjet tjetër, duhet të largoheni. Po ju lutem të gjithëve, dëgjoni autoritetet. Kjo të bëjë me sigurinë tuaj, kjo ka të bëjë me sigurinë e familjes tuaj dhe sigurinë e fëmijëve tuaj”, tha ajo në një deklaratë shtypi./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco