Zvicër, Shërbimi Informativ rekomandon dëbimin e azilkërkuesve të rrezikshëm

Zvicër, Shërbimi Informativ rekomandon dëbimin e azilkërkuesve të rrezikshëm

07:21, 27/03/2017
A+ Aa A-

Nga rreth 27000 kërkesa të azilit që janë bërë gjatë vitit 2016 në Zvicër, Shërbimi Federal i Informimit (NDB) ka shqyrtuar 5202 sish. Në gjithsej 14 raste është konstatuar rrezikshmëri për sigurinë e vendit dhe është rekomanduar hedhja poshtë e kërkesave për azil, shkruan Sonntagsblick duke iu referuar një raporti të Policisë Federale (Fedpol).

Ndërsa nga viti 2010 NDB po sipas këtij burimi ka rekomanduar në 41 dosje të kërkimit të azilit që t`u refuzohet , pasi që te ata persona janë konstatuar shkaqe relevante për shqetësim në lidhje me sigurinë, transmeton albinfo.ch. Në këto raste, personave të refuzuar u jepet një i ashtuquajtur vendim për largim dhe, teorikisht ata detyrohen ta lëshojnë Zvicrën.

Por në rastet kur ata nuk ka mundësi të dëbohen, e marrin një status të pranimit të përkohshëm dhe i nënshtrohen mbikëqyrjes policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco