Ortek në një vend skish në Japoni, disa nxënës shkollash të humbur

Ortek në një vend skish në Japoni, disa nxënës shkollash të humbur

06:05, 27/03/2017
A+ Aa A-

Një ortek në një vendpushim skish në veri të Tokios ka goditur një grup nxënësish të shkollave japoneze, duke lënë disa të plagosur dhe me shumë mundësi disa të vdekur.

Gjashtë persona janë në gjendje të rëndë, dhe tre të tjerë janë zhdukur, sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo.

Rreth 70 persona, duke përfshirë studentë dhe mësues nga disa shkolla thuhet të kenë qenë në këtë zonë në atë kohë.

Nxënësit e shkollave të lartë mendohet të kenë qenë duke marrë mësime malore ngjitjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco