Universitetet më të mira në botë për 2016…

Universitetet më të mira në botë për 2016…

14:59, 21/10/2016
A+ Aa A-

Sapo kanë dalë rezultatet më të fundit të renditjes globale të institucioneve të arsimit të lartë, dhe kemi një kampion të ri. Universiteti i Oksfordit është shpallur universiteti më i mirë në botë për 2016-2017.

Lista me dhjetë më të mirët:

Universiteti i Oksfordit, Mbretëri e Bashkuar
Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë, ShBA
Universiteti i Stanfordit, ShBA
Universiteti i Kembrixhit, Mbretëri e Bashkuar
Instituti i Teknologjisë Massachusetts, ShBA
Universiteti i Harvard, ShBA
Univeristeti i Princeton, ShBA
Kolegji Imperial Londër, Mbretëri e Bashkuar
ETH, Zyrih, Zvicër
Universiteti i Kalifornisë, ShBA

Është hera e parë që një universitet jashtë Shteteve të Bashkuara ka kryesuar renditjen, duke kapërcyer vendin e parë të vitit të shkuar, Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë.
Zëvendëskancelarja e Universitetit të Oksfordit, Louise Richardson, e përshkruan arritjen e vendit të parë shumë thjesht. E gjitha ka të bëjë me rekrutimin e studentëve më të mirë, thotë ajo, pasi çdo universitet është po aq i mirë sa akademikët të cilët tërheq.
Ajo ka të drejtë, të paktën pjesërisht. Rezultatet e kërkimeve shkencore dhe reputacioni i akademikëve përbëjnë një pjesë të madhe të suksesit të institucionit.
Por, renditja nga Times Higher Education është renditja më e plotë globale, duke u bazuar në 13 tregues të veçantë të performancës dhe duke vlerësuar institucionet në misionet e tyre të veçanta, jo vetëm në kërkimin shkencor, por edhe në mësimdhënie, transferimin e njohurive dhe pikëpamje ndërkombëtare.

    Kjo bën që universitetet të shkëlqejnë në aspekte të tilla si raporti personel për student, bashkëpunim ndërkombëtar në kërkimin shkencor, si dhe të ardhurat nga industria. Rezultati është renditja globale e universiteteve që ofrojnë arsimin e lartë më të mirë në mbarë botën.
    Por, çfarë na tregon kjo renditje për panoramën globale akademike? Times Higher Education ka publikuar renditjen që në 2004, dhe që nga ajo kohë të dhënat e publikuara tregojnë historinë e evolucionit të arsimit të lartë.
    Përveç rrëmbimit të vendit të parë nga Universiteti i Oksfordit, elitat e universiteteve janë shumë të qëndrueshme. Ndërkohë që dy vendet e para shkëmbyen këtë vit vendet me njëri-tjetrin, pjesa tjetër, deri në vendin e nëntë qëndron njësoj thuajse vit pas viti.
    Përsëri, janë Shtetet e Bashkuara të cilët kanë pjesën më të madhe të institucioneve në renditje, me 148 universitete, pasuar nga Mbretëria e Bashkuar me 91 universitete, Japonia me 69 universitete dhe Kina me 52. Nëse do të kaloni në sitë 200 universitetet e renditur më mirë do të kuptoni më mirë se ku janë të vendosur elita e tyre.
    Universitetet kineze janë përmirësuar dukshëm në renditje duke i kaluar thuajse të gjithë vendet, përveç Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë. Gjigantët europianë, Gjermania, Holanda, Austria dhe Zvicra, mund të kenë më pak institucione në tabelën e renditjes, por që janë kalibri i tyre është i qartë.
    Megjithëse vendet perëndimore vazhdojnë të dominojnë kreun e listës, Azia po bëhet gjithnjë dhe më e dukshme me fuqizimin e arsimit të lartë. Ky është një trend i dukshëm që nga renditjet e para të publikuara.
    Kina përfaqësohet nga katër universitete në top 200-shen më të mirë në dy vitet e fundit. Po katër universitete përfaqësojnë dhe Korenë e Jugut, njëjtë me vitin e kaluar, por që secili prej tyre është rritur në renditje. Hong Kongu ka pesë universitete në top 200-shen, krahasuar me tre që kishte një vit më parë.
    Një arsye madhore për këtë janë paratë. Azia Lindore, veçanërisht, ka investuar fuqishëm në arsimin e lartë në vitet e fundit. Vit pas viti, shumë prej universiteteve kineze kanë bërë emër në fushat përkatëse.

    Përfaqësimi me numër universitetesh në top 200-shen sipas vendeve./Monitor

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco