Organizoi protesta masive, arrestohet në Moskë udhëheqësi i opozitës ruse

Organizoi protesta masive, arrestohet në Moskë udhëheqësi i opozitës ruse

14:15, 26/03/2017
A+ Aa A-

Lideri kryesor i opozitës Rusisë, Alexei Navanly, është arrestuar në një protestë anti-korrupsionit, në kryeqytetin e Moskës,  shkruan “BBC”.

Protestuesit thuhet se janë përpjekur të parandalojnë një furgon policie që mos ta arrestonte, thonë dëshmitarët.

 Lideri opozitar rus njoftoi në faqen e tij në Facebook se më shumë se 80 qytete në të gjithë Rusinë do të mbajnë protesta të dielën dhe se autoritetet nuk kishin sanksionuar shumicën e tubimeve.

Navanly publikoi rezultatet e hetimeve, të cilat sipas tij  zbulojnë një skemë korrupsioni të kryeministrin rus (dhe ish-president) Dmitry Medvedev, aleati kryesor i Putin.

Kremlini ka thënë të premten se plani për të mbajtur një protestë në qendër të Moskës ishte një provokim i paligjshëm.

Ai është ndaluar të kandidonte për president kundër Vladimir Putin, vitin e ardhshëm. /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco