Papa shpall shenjtorë edhe dy fëmijë, motër e vëlla Do të shpallen shenjtorë barinjtë e vegjël të Fatimës, Françesku e Giacinta

Papa shpall shenjtorë edhe dy fëmijë, motër e vëlla

14:09, 26/03/2017
A+ Aa A-

Kisha universale do të pasurohet me 36 Shenjtorë e 40 të Lumnuar të rinj dhe sidomos emocion i thellë për miliona besimtarët, që kanë devocion të posaçëm për Zojën e Fatimës. Do të kanonizohen së shpejti, Francesco e Giacinta Martò,  të cilët, së bashku me motrën e tyre më të madhe, rregulltaren Luçia Dos Santos, vdekur në vitin 2005, iu duk Zoja e Bekuar.

Dy fëmijët vdiqën pak vjet pas takimeve të mrekullueshme me Zojën e Fatimës: Françesku ishte vetëm 11 vjeç, Giacinta 10.

Kanë kaluar 100 vjet që asokohe. Në kremtimin e këtij 100-vjetori, më 12 e 13 maj, në Shenjtëroren mariane pranë qytezës portugeze, do të jetë i pranishëm edhe Papa Françesku./RadioVatikani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco