Rusët ngrihen në protesta pasi zbulojnë skemën masive të korrupsionit, dhjetëra të arrestuar

Rusët ngrihen në protesta pasi zbulojnë skemën masive të korrupsionit, dhjetëra të arrestuar

13:47, 26/03/2017
A+ Aa A-

Dhjetëra persona janë arrestuar anembanë Rusisë të dielën, në mesin e disa protesta masive, pasi opozita u kërkoi njerëzve  të dalin në rrugë për të demonstruar kundër korrupsionit dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev.

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny njoftoi në faqen e tij në Facebook se më shumë se 80 qytete në të gjithë Rusinë do të mbajnë protesta të dielën dhe se autoritetet nuk kishin sanksionuar shumicën e tubimeve.

Ai publikoi rezultatet e hetimeve, të cilat sipas tij  zbulojnë një skemë korrupsioni të kryeministrin rus (dhe ish-president) Dmitry Medvedev, aleati kryesor i Putin.

Kremlini ka thënë të premten se plani për të mbajtur një protestë në qendër të Moskës ishte një provokim i paligjshëm.

Në qytetin lindor të Vladivostok, një gazetar i “Reuters” pa arrestimin e të paktën 30 protestuesve  në një tubim të palejuar të udhëhequr nga qindra të rinj,  në një shesh pranë stacionit hekurudhor të qytetit.

Arrestimet filluan pasi protestuesit shpalosën parulla që lexonin "Korrupsioni po vjedh të ardhmen tonë" dhe "Kryeministri duhet të përgjigjet".

Më pas protestuesit marshuan në stacionin e policisë lokale për të kërkuar policisë të lironte personat që ishin arrestuar./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco