Gjykata italiane liron përdhunuesin sepse viktima ‘nuk bërtiti mjaftueshëm’, nisin hetimet

Gjykata italiane liron përdhunuesin sepse viktima ‘nuk bërtiti mjaftueshëm’, nisin hetimet

12:22, 26/03/2017
A+ Aa A-

Ministri i italian i Drejtësisë ka bërë të ditur se do të hetojë një gjykatë,e  cila shpalli të pafajshëm muajin e kaluar, një person që kishte sulmuar seksualisht një grua, thjesht sepse 'ajo nuk kishte bërtitur gjatë sulmit' .

Gjykata e Torinos, vendosi se gruaja, e cila i kishte thënë "mjaft" kolegut të saj që dyshohet se e ka sulmuar seksualisht , nuk kishte patur një reagim 'mjaftueshëm të fortë' për të provuar se ishte përdhunuar.

Viktima është duke u përballur me akuza për shpifje, shkruan “BBC”.

Megjithatë vendimi ka shkaktuar zemërim në mbarë Italinë.

Ministri i Drejtësisë, Andrea Orlando, u ka kërkuar inspektorëve të ministrisë për të rifilluar hetimet mbi këtë rast të bujshëm, njoftoi agjencia e lajmeve “Ansa”./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco