Pako të dyshimta: Policë të armatosur ‘blindojnë’ Londrën, mbyllet stacioni i metrosë

Pako të dyshimta: Policë të armatosur ‘blindojnë’ Londrën, mbyllet stacioni i metrosë

12:01, 26/03/2017
A+ Aa A-

Dhjetera policë të armatosur kanë “pushtuar” një pjesë të qytetit të Londrës, pas raporteve për dy pako të dyshimta, shkruan “Daily Mail”

Transporti për në Londër është mbyllur dhe qarkullimi në stacionin e metrosë “Barbican” është bllokuar deri në një njoftim të mëtejshëm.

Kryeqyteti britanik është në gatishmëri të lartë pas sulmit terrorist të së mërkurës në Westminster, i cili vrau katër njerëz të pafajshëm dhe plagosi dhjetra të tjerë.

Policia e Transportit britanik tha se një pako e dyshimtë në një tren është konsideruar  ‘e sigurt’, por zyrtarët vazhdojnë të hetojnë për një tjetër pako të lënë në një urë aty pranë.

Fotot e policisë së armatosur që patrullojnë në rrugën “Goswell” janë postuar kudo në mediat sociale.

"Stacioni Barbican është e mbyllur për shkak të një alarmi sigurie jashtë stacionit. Ai do të rihapet kur policia të sigurojë zonën", tha një zëdhënës i transportit kryeqytetas. /SYRI.net/ ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco