VIDEO/ Trupat e NATO-s nisen drejt Polonisë për të 'ndaluar veprimet agresive' të Vladimir Putin

VIDEO/ Trupat e NATO-s nisen drejt Polonisë për të 'ndaluar veprimet agresive' të Vladimir Putin

11:15, 26/03/2017
A+ Aa A-

Të paktën 1.350 ushtarë amerikanë, britanikë dhe rumune janë dërguar nga një bazë në Gjermani drejt Polonisë. Komandantët amerikanë thanë se trupat ishin të gatshëm "për të penguar veprimet agresive ruse", shkruan “Reuetes”.

Ushtarë britanikë, amerikanë dhe rumunë lanë bazën ushtarake në Vilseck të Gjermanisë dhe u nisëm drejt Polonisë, ku pritet të marrin pjesë në një sërë misionesh të NATO-s. Trupat janë "të përgatitur plotësisht për të penguar veprimet sulmuese ruse", tha koloneli amerikan Patrick Ellis në ceremoninë e nisjes të shtunën.

Si rezultat i veprimeve agresive të Rusisë dhe në dritën e në ndryshimi për sigurinë, në samitin e Varshavës, në korrik të vitit 2016 anëtarët e NATO-s ranë dakord të forcojnë taktikat mbrojtëse, ka thënë gjenerali amerikan  Timothy  McGuire.

Grupi i NATO-s do të vendoset në qytetin e Orzysz, 220 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Varshavës, sipas “Reuters”./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco