VIDEO/ Të shtëna me armë në një klub nate në SHBA,14 të plagosur dhe një i vdekur

VIDEO/ Të shtëna me armë në një klub nate në SHBA,14 të plagosur dhe një i vdekur

10:46, 26/03/2017
A+ Aa A-

Një person ka vdekur dhe të paktën 14 persona janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate në Cincinnati, Ohio.

Pas incidentit në “Cameo Club”, sulmuesi raportohet se është në arrati.Të plagosurit po dërgohen në spital, shkruan “The Independent”

 

Anëtarët e familjeve të viktimave arritën në spital, në pritje të të dhënave nga policia, ndërkohë që raportet fillestare të incidentit po qarkullojnë në mediat botërore.

Motivi i të shtënave nuk është bërë ende e njohur.

Qëndra qendrore mjekësore e Cincinnati tha se ka marrë tetë pacientë nga sulmi në klubin e natës, katër prej të cilëve ishin në një gjendje të qëndrueshme, tre ishin plagosur rëndë dhe një person ishte në gjendje kritike./SYRI.net/ 

 

 


 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco