Erdogan ‘bën me dhimbje koke’ BE-në: Referendum si ‘Brexit’ për anëtarësim

Erdogan ‘bën me dhimbje koke’ BE-në: Referendum si ‘Brexit’ për anëtarësim

10:30, 26/03/2017
A+ Aa A-

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar planet për të mbajtur një referendum të ngjashëm me  "Brexit" për të parë nëse turqit duan që Ankaraja duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

 Votimi i ri për anëtarësim në BE mund të organizohet në Turqi pas referendumit kushtetues të 16prill, i cili pritet t’i japë Erdogan kompetenca të reja, njoftoi shkruan “RT”..

Duke folur të shtunën në një forum turk-britanik në Turqi, presidenti turk tha se Ankaraja mund të shqyrtojë lidhjet e saj me bllokun, ashtu siç bëri Mbretëria e Bashkuar.

"Britania ka marë një vendim me Brexit ... Ne kemi një referendum më 16 prill. Pas kësaj, ne mund të mbajë një referendum të ngjashëm me “Brexit”  mbi negociatat e anëtarësimit në BE.  Ne do t'i bindemi kombit tonë,  pa marrë parasysh çfarë vendos”, tha Erdogan.

Këto deklarata vijnë tani që marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë tensionuar shumë javët e fundit pas ndalimit të manifestimeve pro-Erdoganit në shumë vende evropiane, kryesisht në Gjermani dhe Holandë./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

labi27/03/2017 07:43

hahah budallai nuk ka brire ...ka emrin Erdogan...i plasi Europes per turqine...Por jane Europianet qe kane deshire qe turqia te largohet nga diktatura dhe padituria

Shto koment

Denonco