Historike: Hong Kongu zgjedh mes protestave lideren e parë femër

Historike: Hong Kongu zgjedh mes protestave lideren e parë femër

10:16, 26/03/2017
A+ Aa A-

Gruaja e parë e zgjedhur për të udhëhequr Hong Kongun është zotuar mes protestave të shumta se do të shërojë  ndarjet mes divizioneve, shkruan “BBC”.

59 vjeçarja Carrie Lam kishte mbështetjen e Qeverisë së Kinës dhe pritej gjerësisht të fitonte.

Shefja ekzekutive nuk është zgjedhur me votim publik, por, nga një komitet i fortë prej 1200 anëtarësh që dominohen nga zgjedhësit  pro-Pekinit.

Grupet pro-demokracisë kanë mbajtur protesta jashtë ndërtesësh  ku mbaheshin “zgjedhjet”, duke e quajtur procesin një mashtrim.

Rivali kryesor i zonjës Lam-së, ish-shefi i financave, John Tsang, ishte i preferuar i publikut, sipas sondazheve të opinionit.

Hong Kongu  ka marrë autonominë nga Pekini, por protestat kanë qenë në rritje që nga ndërhyrja kineze../SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco