Mijëra persona pushtojnë rrugët e Berlinit për të festuar 60 vjetorin e BE-së

Mijëra persona pushtojnë rrugët e Berlinit për të festuar 60 vjetorin e BE-së

09:58, 26/03/2017
A+ Aa A-

Mijëra persona ishin mbledhur dje në Berlin në një manifestim pro Bashkimit Evropian me rastin e 60 vjetorit të traktatit të Romës.

Ngjyra blu dhe yjet prej floriri dominonin kudo, në flamuj, bluza apo pankarta.

“Disa e quajnë Evropë, ne e quajmë shtëpi!” shkruhet në një pankartë të mbajtur nga manifestuesit që parakalonin në drejtim të “Brandenburg Gate”.

Ky manifestim i organizua nga një koalicion lëvizjesh pan-Evropiane dhe shoqatash për të shënuar 60 vjetorin e nënshkrimit të Traktateve të Romës, që janë themelimi i BE-së së sotme.

Shumë manifestime të tjera pro BE-së u zhvilluan sot në Romë, Londër Varshavë dhe kryeytete të tjera

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco