ISIS-i ka marrë peng 550 familje në Mosul dhe po i përdor si mburoja njerëzore (VIDEO)

ISIS-i ka marrë peng 550 familje në Mosul dhe po i përdor si mburoja njerëzore (VIDEO)

14:26, 21/10/2016
A+ Aa A-

Kombet e Bashkuara thanë të premten se janë "seriozisht të shqetësuara", pasi ISIS-i ka marrë peng 550 familje nga fshatrat përreth Mosulit dhe po i përdor si mburoja njerëzore në "zyrat dhe vendet" e grupit militant në qytet.

Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha për CNN se 200 familje nga fshati Samalia dhe 350 familje nga Najafia u detyruan të largohen të hënën dhe u dërguan në Mosul në atë që duket të jetë "një politikë e dukshme nga ISIS-i për t’i parandaluar civilët të ikin. "

Përleshjet ishin ne vazhdim në pjesën jugore të qytetit, të premten në mëngjes, thanë zyrtarët e sigurisë.

Vrasjet e disa prej komandantëve më të mirë, ndarjet dhe frika e tradhtisë kanë bërë që ISISI- i të humbasë territor në mënyrë të qëndrueshme, sipas dy myslimanëve belge të cilët kanë dezertuar në Turqi, raporton syri.net.  Në të njëjtën kohë, shkatërrimi i municioneve ka bërë që grupi të jetë gjithnjë e më shumë në varësi të bombave vetëvrasëse në përpjekje për të frenuar dhe ofensivat kundër tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco