Gazetarët e fusin në ‘kurth’, Presidenti francez rrëfen se ka urdhëruar vrasjen e 4 personave

Gazetarët e fusin në ‘kurth’, Presidenti francez rrëfen se ka urdhëruar vrasjen e 4 personave

12:44, 21/10/2016
A+ Aa A-

Në një koleksion intervistash të botuara nga dy gazetarët e ‘Le Monde’, presidenti francez, Francois Hollande, fyen rëndë një listë njerëzish që përfshijnë gjyqtarë dhe avokatë, emigrantë dhe myslimanë, futbollistë dhe intelektualë, aleatë politikë dhe armiq.

Por sikur mos të mjaftonin të gjitha këto: ai ka pranuar se personalisht ka urdhëruar vrasjen e katër armiqve të shtetit, me sa duket militantë në Lindjen e Mesme, shkruan “BBC” në një shkrim të gjatë mbi këtë skandal.  

60 intervistat janë akumuluar gjatë pesë viteve të fundit nga gazetarët e “Le Monde: Gerard Davet dhe Fabrice Lhomme, transmeton syri.net.Presidenti i ka pritur ata rregullisht në pallatin Elysee dhe ka biseduar me ta, mesa duket në mënyrë miqësore. Gazetarët e kane fshehur qëllimin e tyre të vërtetë për të shkruar një libër dhe Hollande i ka pranuar pas asnjë verifikim.

Miqtë në Partinë Socialiste, që ende shpresonin se Hollande do mund të merrte një mandat të dytë në prill, thanë se ‘jemi të befasuar nga pakujdesia verbale e presidentit”. Ata frikësohen se ai ka dëmtuar tashmë fushatën e tij të sapolindur.

Shumë nga komentuesit e kanë quajtur këtë përmbledhje intervistash, as më pak e as më shumë se një "vetëvrasje politike".

Disa nga komentet më të diskutuara janë

Të Gjelbrit janë një "si një dhimbje në prapanicë" dhe rebelët e krahut të majtë janë një "tufë idiotësh”. Paraardhësi presidencial është një "mini-De Gaulle” i papërpunuar dhe kandidati republikan Nicolas Sarkozy është një "lepur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco