Parlamenti në Venezuelë po diskutonte për energjinë elektrike por... ikën dritat (FOTO)

Parlamenti në Venezuelë po diskutonte për energjinë elektrike por... ikën dritat (FOTO)

12:22, 21/10/2016
A+ Aa A-

Një incident i papritur ka ndodhur dje në Venezulë ku parlamenti ka mbetur në errësirë pikërisht kur po  diskutonte një ligj për sektorin e energjisë.

Dritat u fikën për herë të parë kur Ramon Lobo, një ligjvënës pro-qeveritar, mbrojti politikat energjetike të presidentit Nicolas Maduro, thotë “BBC”.

Kryetari i Opozitës, Luis Florido thumboi në Twitter: "realiteti i vendit i ka goditur në fytyrë."

Seanca më vonë u pezullua. Venezuela po përballet me një krizë të rëndë të energjisë elektrike dhe mungesat janë të shpeshta në vend tashmë.

Raportet thanë ndërtesa të tjera në të njëjtën zonë të kryeqytetit, Karakas, kanë patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco