'Ju me quani diktator, unë do t’ju quaj nazistë!' Erdogan sfidon Evropën

'Ju me quani diktator, unë do t’ju quaj nazistë!' Erdogan sfidon Evropën

14:12, 24/03/2017
A+ Aa A-

 Presidenti turk ,Rexhep Tajip Erdogan, tha se ai nuk do të kthente faqen tjetër dhe premtoi se do vazhdonte t’i quante udhëheqësit evropianë“nazistë ” për sa kohë sa ata e quajnë "diktator".

"Ju keni të drejtë ta quani Erdoganin një 'diktator', por Erdogani nuk e ka të drejtën t’ju quajë 'fashistë ' dhe 'nazistë ?'"- pyeti në mënyrë ironike lideri turk në një intervistë me “CNN-Turk”.

"Ata akuzojnë dhe e konsiderojnë  Erdoganin si diktator  - tha ai, duke iu referuar vetes në veten e tretë -  kështu unë do të vazhdoj t’i trajtojë në të njëjtat kushte", tha ai.

Më parë këtë muaj, kreu turk quajti zyrtarët holandezë si "mbetje naziste", pasi qeveria tërhoqi lejen për mitingun e  Ministrit te jashtëm turk në Roterdam. Ai ka kritikuar edhe një numër të madh zyrtarësh lokalë për anulimin tubimeve të ngjashme politike për diasporat turke në qytetet gjermane në muajin mars.

Në një tubim në Stamboll të dielën, Erdogan etiketoi edhe një herë disa udhëheqës evropianë si "nazistë", duke thënë se ata "do të rikthejnë  dhomat e gazit" . Për t’i hedhur benzinë ??zjarrit, Erdogan përfshiu edhe  kancelaren gjermane Angela Merkel./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco