Kreu i KE, Juncker: Nëse bie BE, Ballkani përfshihet nga lufta

Kreu i KE, Juncker: Nëse bie BE, Ballkani përfshihet nga lufta

13:48, 24/03/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka deklaruar në një intervistë për Financial Times, se qëndrimet e Donald Trump për inkurajimin e BREXIT edhe në vende të tjera, do të çonte në shpërbërjen e Bashkimit Europian.

Sipas tij, ky proces do të hidhte farën e luftës në Ballkanin Perëndimor, duke dëshmuar në një vështrim të parë se presidenti i ri amerikan nuk e njeh historinë e komplikuar të Europës.

“I thashë zv.presidentit, “Mos e thoni këtë, mos i ftoni të tjerët të lënë BE-në, sepse nëse BE-ja bie, do të kemi luftë të re në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Juncker.

Ai ka shtuar se perspektiva europiane është shumë e rëndësishme për këto vende pasi sipas tij “nëse ne i lëmë vetëm ato, Bosnje – Hercegovina, Republika Srpska, Maqedonia, Shqipëria, të gjitha këto vende do të përfshihen në luftë sërish”. /Respublica

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mali24/03/2017 18:08

O ti junker , e keni mberthyer ballkanin neper fobira ! Beni pazare dhe rehabilitoni dhe ministra te milloshevicit ! Mbani shpresa tek kriminelet e luftes , se do sjellin paqe ! Asnje gje nuk keni zgjidhur ! E shnderruat kosoven ne palestine ! Edhe pse kontrolloni gjith institucionet ne kosove , europa i fut hundet jo per te rregulluar , por per te zgjatur dhe bere terkuze problematiken !! Kjo europe e katandisur ne kriza ekonomike pafund , ne kriza emigrimi pa llogari , ne siguri pa garanci , nje europe ne duar te mediokerve , apo te pu..tanave , apo te oligarkeve , po kercenon se nuk duhet te shkermoqet ! Po ajo e shkermoqur eshte ! Nje europe ku del nje i krisur ( qe kishte lindur dhe ishte nenshtetas anglez !!?!!)me nje thike kuzhine dhe ben " baterdine" ne mes te londres ! Politikat europiane qe merren me kotesira , duke ju thare dhe trute europianeve ! Jane katandisur te habitur qe mbyten me nje pik uje !!

Daj Jaku24/03/2017 16:40

Më fal për shprehjen o junker po na rrufsh bythën për verë se për dimër na mban ngrohtë.

Shto koment

Denonco