Gjenerali amerikan akuzon ashpër Putin: Po furnizon talibanët

Gjenerali amerikan akuzon ashpër Putin: Po furnizon talibanët

12:40, 24/03/2017
A+ Aa A-

Një komandat i lartë i NATO-s, ka thënë se Rusia mund të jetë duke ndihmuar me furnizim militantët talibanë, të cilët po luftojnë kundër forcave qeveritare që mbështeten nga SHBA-ja.

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Curtis Scaparrotti, i ka thënë Komitetit për Shërbimn e Armatosur të Senatit amerikan, se ai ka të dhëna që dëshmojnë rritjen e përpjekjeve të Rusisë për të ndikuar te talibanët dhe se “ndoshta furnizon” grupin militant.

Scaparrotti nuk ka specifikuar se për çfarë lloji furnizimitmund të jetë duke ju Rusia siguruar talibanëve, shkruan "Reuters".

Nga ana tjeter, zyrtarët rusë kanë mohuar kategorikisht akuzat.

Zyrtarët talibanë i kanë thënë "Reters" se kanë pasur kontakte të rëndësishme me Moskën  që prej vitit 2007, por kanë thënë se përfshirja e Rusisë nuk shkon përtej “mbështetjes morale dhe politike”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco