VIDEO/ Momenti kur Kryeministria britanike u evakuua nga parlamenti për t’i shpëtuar sulmit terrorist

VIDEO/ Momenti kur Kryeministria britanike u evakuua nga parlamenti për t’i shpëtuar sulmit terrorist

12:10, 24/03/2017
A+ Aa A-

Një video e sapo publikuar tregon Kryeministren britanike, Theresa May, teksa evakuohet nga rojet  e armatosura jashtë parlamentit britanik , ku pak metra më tutje po ndodhte një masakër terroriste.

Ajo shihet tek largohet me makinë të blinduar jashtë Westminster, pak pasi ishte ngritur alarmi për të shtëna me armë jashtë portave të parlamentit.

May ishte duke mbajtur një fjalim para deputetëve britanikë në dhomën  e komunëve në kohën e sulmit të së mërkurës, i cili la pesë viktima.

Një mysliman radikal, shtypi me makinë dhjetëra këmbësorë në trotuar dhe goditi me thikë një punonjës policie brenda portave të parlamentit britanik, para se të vritej nga policia.

Parlamenti britanik rifilloi dje seancën e parë plenare pas atentatit që tronditi Londrën, duke mbajtur mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave. Theresa May, ka dënuar ashpër sulmin terrorist shkruan "BBC". Ajo tha se sulmuesi ishte një shtetas britanik, i cili ishte i njohur për MI5 –ën( shërbimi sekret britanik), dhe ishte hetuar më parë si një "figurë e rrezikshme."/SYRI.net/ 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco